Kryeministri Edi Rama ka vijuar të pretendojë përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat që zhvillohen në Tiranë prej 37 ditësh. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama publikoi komente me përmbajtje fyese dhe negative, të postuara në profilin e tij.
Këto komente, sipas kryeministrit, janë bërë nga llogari të sapohapura dhe me identitete fiktive. Ai theksoi se këto elemente përbëjnë indicie për manipulim të koordinuar në hapësirën digjitale, duke pretenduar se protestat në Tiranë ndikohen nga rrjete të lidhura me Iranin.
Rama paralajmëroi se në vijim do të bëhen publike fakte të tjera, të cilat, sipas tij, mbështesin këtë pretendim. “Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkroi kryeministri krahas videos së publikuar në Facebook.