Kjo deklaratë vjen në kohën kur në Tiranë kanë vijuar protestat kundër qeverisë. Mijëra qytetarë kanë kërkuar largimin e tij nga pushteti për 36 ditë.

Në intervistën e dhënë në atë kohë, Rama theksonte se një drejtues duhet të dijë të tërhiqet në momentin e duhur. Ai shton se nuk kishte ndërmend të plaket duke dhënë konferenca shtypi nga shtëpia.

Kryeministri u shpreh se duhet të tërhiqesh një orë më parë, kur vjen një moshë e caktuar. Ai nuk e parashikonte shumë larg largimin nga politika, por kur të mund të bënte ato që i mbeteshin në një mjedis tjetër. Gjithashtu, ai theksoi se nuk donte t'u bëhej njerëzve si robi i shtëpisë që të shohin në televizor deri sa të plaket.