Kryeministri Edi Rama ka akuzuar mediat dhe gazetarin Klevin Muka për dezinformim lidhur me projektet në Shqipëri. Ky reagim i kreut të qeverisë shfaqet ndërsa mijëra qytetarë vazhdojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Protestat kanë vazhduar për më shumë se një muaj.

Më parë, Kryeministri Rama dhe anëtarë të kabinetit të tij kanë akuzuar entitete të huaja si Greqia, Serbia, Irani dhe së fundmi Kremlini, duke pretenduar se ato qëndrojnë pas organizimit të revoltës. Megjithatë, protesta përbëhet nga zëra qytetarë që shprehin revoltën e tyre në mënyrë të civilizuar.