Vendimi u mor pasi E.H. dyshohet se më 5 korrik, rreth orës 22:30, sulmoi me thikë F.M. pranë disa lokaleve në Rahovec. Viktima pësoi plagë në pjesë vitale të trupit dhe u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.
Në të njëjtin incident, E.H. dyshohet se lëndoi edhe një person tjetër, gjithashtu me inicialet E.H., duke e goditur me thikë në këmbën e djathtë. Ky i fundit mori trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Prokuroria po e heton rastin, ndërsa Gjykata Themelore në Gjakovë vendosi masën e paraburgimit pas shqyrtimit të dosjes së Prokurorisë.