Në takim u kërkua sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm me ujë gjatë sezonit veror. Po ashtu, u theksua nevoja për sanimin e shpejtë të defekteve dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit ekzistues. Një pikë tjetër e diskutimit ishte zgjidhja e problemeve me ujë në Drenoc, Senoc dhe fshatrat e zonës së Opterushës. Këto kërkesa u bënë publike nga kryetari Latifi në një postim në Facebook.

Palët u dakorduan që kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve do të trajtohen me prioritet. Qëllimi është përmirësimi i shërbimeve dhe zgjidhja e problemeve aktuale me furnizimin me ujë në të gjithë Komunën e Rahovecit.