Sipas prokurorisë, E.H. dyshohet se rreth orës 22:30, në rrugën “Gëzim Hamza” në Rahovec, ka goditur me thikë F.M. disa herë në gjoks. Si pasojë e plagëve, F.M. u dërgua fillimisht në spitalin rajonal në Gjakovë dhe më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Pas këtij akti, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu, prokuroria ngarkon E.H. se në të njëjtin incident, pas mosmarrëveshjes, goditi me thikë edhe një person tjetër, E.H. (inicialet e njëjta me të dyshuarin), në këmbën e djathtë. Edhe ky person mori trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
E.H. është ndaluar për 48 orë më 6 korrik 2026. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Prokuroria paraqiti kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore Gjakovë.