Mediumi radiofonik, i cili filloi fillimisht me një sinjal testues në frekuencën rajonale 98.0 FM, ka zgjeruar aktivitetin e tij, duke përfshirë edhe portalin “Njeshi”. Këto dy media veprojnë si një entitet i pavarur dhe i paanshëm.
Projekti Radio 1 nisi me 11 punonjës, të gjithë me mbi 20 vjet eksperiencë në radio-gazetari, ish-stafi themelues i Radio Dukagjinit në vitin 1999. Aktualisht, Radio 1 dhe Portali Njeshi kanë 16 punëtorë të rregullt dhe 5 bashkëpunëtorë të jashtëm.
Që nga themelimi, projekti ka marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët, bizneset dhe kompanitë kosovare, sidomos ato me bazë në Pejë. Gjithashtu, ka pasur përkrahje nga mërgata shqiptare, veçanërisht nga SHBA dhe Londra, përmes Shoqatave “Peja” në Nju Jork dhe Londër.
Gjatë zhvillimit të tij, mediumi ka përfituar nga projekte konkrete financiare të Bashkimit Evropian (projekti EED) dhe KFOR-it Italian (LMT).
Kryeredaktor i Radio 1 dhe Portalit Njeshi është Fitim Behluli. Pozicionin e drejtorit e ka mbajtur fillimisht Arben Rexhepi, ndërsa aktualisht Arbër Grabovci.