Kolona të shumta automjetesh u panë në mëngjesin e sotëm në Kapshticë, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme. Situata e pritjeve të zgjatura raportohet të vazhdojë prej rreth shtatë muajsh.

Sipas udhëtarëve, koha minimale e pritjes është rreth një orë. Në periudhat me fluks të lartë, kjo kohë mund të shkojë deri në tri orë. Kjo gjendje shkakton pakënaqësi dhe pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve.