Protestës së radhës, e cila shënon të 38-ën, iu bashkua një shqiptar që jeton në Itali. Ai theksoi se protesta aktuale është ndër më madhështoret dhe civile, duke u karakterizuar nga mungesa e dhunës.
Qytetari, në fjalën e tij, kërkoi falje ndaj brezit të ri dhe fëmijëve të tij. Ai theksoi se ata nuk arritën të ndalonin "maskarenjtë që kanë marrë peng Shqipërinë" dhe "vodhën jetën" e tyre dhe të fëmijëve. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit.