Zoti Spahija njoftoi se qumështorja "Vita" ka rifilluar punën. Ai theksoi se pas takimit me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, u arrit marrëveshja që deri më 13 korrik 2026 të publikohen rezultatet e analizave për të gjitha qumështoret.

Drejtori i "Vita" konfirmoi se po priten edhe analizat e datës 2 korrik 2026. Ai pohoi se deri tani është vërtetuar se qumështi "Vita" është i freskët dhe prodhim vendor.

Lidhur me inspektimet, Spahija tha se ato janë të rregullta dhe kryhen çdo dy ose tre muaj. Megjithatë, ai shprehu shqetësim për një inspektim të fundit, ku mes 18 personave kishte edhe individë të paautorizuar. Ai theksoi se "Vita" nuk kundërshton inspektimet, por personat e paautorizuar.

Gjatë ditës së sotme, Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit zhvilloi një protestë para Ministrisë së Bujqësisë. Fermerët derdhën qumështin duke përdorur mjete bujqësore.