Dr. Natasha Fernando, drejtoreshë mjekësore në Medichecks, shpjegon se qumështi përmban sheqerna, proteina, yndyra dhe natrium, të cilat ndihmojnë trupin të mbajë ujin për një kohë më të gjatë. Ky mekanizëm e bën qumështin më efektiv për hidratimin afatgjatë krahasuar me ujin.
Sipas saj, qumështi i sojës është veçanërisht i dobishëm, pasi përmban elektrolite shtesë që favorizojnë rihidratimin. Përveç qumështit, ajo rekomandon edhe pije si uji i kokosit dhe lëngu i kastravecit. Frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë uji, si shalqiri dhe kastraveci, gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e freskisë dhe hidratimit.
Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) rendit simptomat kryesore të dehidratimit: etja, urinimi i rrallë, marramendja ose ndjesia e të fikëtit. Shenja të tjera përfshijnë lodhjen, tharjen e gojës, buzëve dhe gjuhës, sytë e futur, si dhe urinën e errët ose me erë të fortë. Këto indikojnë nevojën për rritjen e marrjes së lëngjeve.