Julian Quinones, sulmuesi i lindur në Kolumbi, është kthyer në një figurë kyçe për Meksikën në Kupën e Botës 2026. Ai ka shënuar tashmë tre gola në këtë Botëror, duke përfshirë shënime ndaj Afrikës së Jugut, Çekisë dhe Ekuadorit.
Ndeshja e 1/8-ës së finales mes Meksikës dhe Anglisë do të luhet të hënën në orën 02:00, në stadiumin “Azteca”. Pritet që Quinones të shkaktojë vështirësi për mbrojtjen e krahut të djathtë të Anglisë, e cila është kritikuar gjatë këtij turneu.
29-vjeçari, i cili e filloi karrierën në Kolumbinë jugore, u rrit në varfëri. Në moshën 17-vjeçare iu bashkua ekipit meksikan Tigres. Pas tetë vitesh në Meksikë, duke luajtur për klube si Tigres, Atlas dhe Club America, si dhe me grua meksikane, ai u natyralizua dhe iu bashkua Kombëtares së Meksikës në vitin 2023.
Një vit pasi u bë pjesë e Kombëtares meksikane, Quinones u transferua për 12 milionë dollarë te skuadra arabe Al-Qadsiah. Aty ai ka shënuar 62 gola në 68 ndeshje dhe ishte golashënuesi më i mirë i ligës së Arabisë Saudite edicionin e kaluar, me 33 gola. Aktualisht në Botëror, Quinones ka tre gola dhe një asistim, duke qenë lojtari meksikan i përfshirë në më shumë gola.