Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, njoftoi se ky projekt do të marrë përparësi. Ajo zhvilloi një takim me humanistin Halil Kastrati, ku diskutuan hapat për realizimin e qendrës.

Pacolli-Dalipi theksoi angazhimin e institucioneve për të ofruar mbështetjen e nevojshme. Takimi u fokusua kryesisht tek avancimi i këtij projekti. Ministrja vlerësoi kontributin e Kastratit në projekte humanitare për familjet në nevojë dhe kategoritë e cenueshme të shoqërisë.