Kritikët Jake Coyle dhe Lindsey Bahr kanë renditur disa filma që shënuan sukses komercial dhe artistik. Ky gjashtëmujor pati të ardhura të larta në arkat e kinemave dhe riktheu publikun e brezit Z në salla. Ndërsa filmi “Star Wars: The Mandalorian and Grogu” nuk përmbushi pritshmëritë, “Toy Story 5” u prit shumë mirë nga publiku.
Ndër filmat e veçuar është “Disclosure Day” i Steven Spielberg, një vepër me ngjyrim politik. Gjithashtu, përfshihet “Project Hail Mary”, bazuar në romanin e Andy Weir, me Ryan Gosling në rolin kryesor. Filmi “Rose of Nevada” i Mark Jenkin dhe trileri “Tuner” nga Daniel Roher janë pjesë e listës.
Në përzgjedhje është edhe “Miroirs No. 3” i Christian Petzold, drama “The Invite” e Olivia Wilde, si dhe filmi debutues “Blue Heron” i Sophy Romvari. Lista kompletohet me animacionin “Minions & Monsters”, filmin “Is God Is” të Aleshea Harris, tragjikomedinë “A Poet” të Simón Mesa Soto dhe animacionin “Hoppers” të Pixar.