Paris Saint-Germain (PSG) ka shënuar një rekord të ri në Kupën e Botës 2026. Lojtarë të ndryshëm të klubit francez kanë shënuar gjithsej tetë gola, duke kaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Bayern Munich (2014) dhe Barcelona (2018), të cilët kishin nga shtatë shënues.
Goli i tetë u shënua nga Gonçalo Ramos në minutën e katërt shtesë kundër Kroacisë, duke siguruar kualifikimin e Portugalisë në fazën e 1/8-ve. Megjithëse Ramos ka përfunduar një transferim prej 70 milionë eurosh te Milani, ai llogaritet si lojtar i PSG-së për këtë statistikë. Rregullat e Kupës së Botës përcaktojnë se klubi i përfaqësuar është ai ku lojtari ishte para fillimit të turneut.
Shënuesit e tjerë të PSG-së në këtë turne janë Ousmane Dembele me katër gola, Bradley Barcola me dy gola, si dhe Nuno Mendes, Joao Neves, Achraf Hakimi, Ibrahim Mbaye dhe Desire Doue me nga një gol secili.