Një arkivol me mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës” u vendos sot para godinës së qeverisë nga qytetarët protestues. Ky akt simbolik pason urimin e mëparshëm me një tortë prej betoni drejtuar kryeministrit.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Tubimi para Kryeministrisë u zhvillua me fjalime nga përfaqësues dhe pjesëmarrës, të cilët artikuluan qëndrimet e tyre. Kjo shënon ditën e 35-të rresht të protestave në kryeqytet.