Kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 62-të. Ky moment u shfrytëzua nga protestuesit që prej 34 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë.

Ata përdorën stikera me mesazhin: “Diktatori shqiptar! Gëzuar ditëlindjen dhe Fuck You”. Stikerat, të modifikuar për t'u ngjashëm me dosjen “The Albanian Files”, tregonin kulla në formë qirinjsh mbi kokën e tij dhe një zog në shpatull. Dosja “The Albanian Files” ishte dërguar më parë në SPAK nga protestuesit, si provë për krime të supozuara të kryeministrit.