Situata u tensionua para Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa protestues të arrestuar pas incidenteve të dhunshme. Një grup demonstruesish marshoi drejt komisariatit me thirrjet “Lironi çunat”.
Gjatë tubimit, disa protestues thyen xhamat e godinës së komisariatit, ndërsa brohorisnin “Policia e krimit”. Si pasojë e këtyre veprimeve, një punonjëse e policisë pësoi lëndime.
Forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën. Ata përdorën ujë për të larguar protestuesit nga ambientet rreth komisariatit.