Incidenti ndodhi rreth orës 00:30, pas përfundimit të një proteste para Kryeministrisë. Protestuesit marshuan drejt komisariatit, ku mbaheshin persona të arrestuar pas incidenteve gjatë protestës së mëparshme para Parlamentit.

Gjatë sulmit, protestuesit kërkuan lirimin e të arrestuarve. Përplasja shkaktoi tensione dhe bllokoi rrugët në zonë. Pas ndërhyrjes së policisë me makinën e ujit, protestuesit u larguan dhe situata u qetësua.