Marshimi i protestuesve në kryeqytet vijon me intensitet të lartë. Turma po lëviz nëpër unazën qendrore të Tiranës, duke shprehur pakënaqësi kundër klasës politike.

Gjatë marshimit, protestuesit dëgjohen me thirrje si “Rama ik!”, “Ju erdhi fundi!”, “Hajdutë!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”. Revolta në rrugët e kryeqytetit nuk ka treguar shenja ngadalësimi apo lodhjeje.