Protestuesit, pasi marshuan nëpër rrugët e Tiranës, u mblodhën para Prokurorisë së Përgjithshme. Ata u ulën këmbëkryq në rrugë, duke thirrur “Lironi çunat”.
Kjo thirrje ishte refreni kryesor i tubimit. Gjithashtu, protestuesit kërkuan arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Nëntëmbëdhjetë persona u arrestuan dje gjatë një proteste para Kuvendit. Ata u shoqëruan në komisariat pas tensioneve mes qytetarëve dhe forcave të policisë.