Protestuesit, pasi zhvilluan një marshim në disa rrugë të kryeqytetit, u ndalën para Komisariatit nr. 3. Ky komisariat mban aktualisht disa nga personat e arrestuar nga policia gjatë tensioneve të shënuara në protestën e mbajtur mëngjesin e sotëm para Kuvendit.

Gjatë qëndrimit të protestuesve jashtë, u vu re se disa efektivë policie brenda ndërtesës së komisariatit po ndiqnin zhvillimet e protestës përmes televizorit. Ngjarja po transmetohej në kanalin News24, duke shfaqur efektivët duke monitoruar situatën nga dritarja e godinës.