Tubimi u zhvillua ndërsa gjykata pritet të caktojë masat e sigurisë për personat e ndaluar pas përplasjeve të së enjtes së kaluar para Parlamentit.

Gjatë seancës plenare, pati tensione dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pas këtyre ngjarjeve, Policia kreu shoqërime dhe arrestime. Si pasojë e përplasjeve, mbetën të lënduar efektivë policie dhe qytetarë.

Pjesëmarrësit e konsiderojnë ndalimin e të rinjve si të paligjshëm dhe kërkojnë lirimin e tyre të menjëhershëm.