Një grup protestuesish do të mblidhet para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të dalin të arrestuarit nga protestat e mëparshme. Tubimi synon shprehjen e solidaritetit dhe kërkesën për lirimin e tyre.

Një protestues u shpreh se “është detyra jonë që nesër të jemi para gjykatës” me thirrjen “Lironi çunat”. Kjo vjen pas protestës së fundit ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.