Marshimi i sotëm nis rreth orës 09:00 përpara Gjykatës së Tiranës, pranë SPAK. Kjo ngjarje vjen pas përplasjeve të së enjtes, ku protestuesit dhe policia u përfshinë në incidente.
Gjatë seancës plenare të enjten, protestuesit hodhën gurë dhe vezë drejt policisë, e cila iu përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pas bllokimit të daljeve të Kuvendit dhe tensioneve në disa rrugë të kryeqytetit, policia shoqëroi 18 persona dhe arrestoi 9 prej tyre. Si efektivë policie, ashtu edhe qytetarë pësuan lëndime.
Organizatorët i cilësojnë këto arrestime si plotësisht të paligjshme dhe politike. Marshimi aktual është vazhdim i qëndresës së nisur që mbrëmjen e kaluar. Qytetarët marshuan deri pas mesnate përpara Komisariatit Nr. 3, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve. Kërkesa kryesore sot përpara Gjykatës mbetet lirimi i menjëhershëm i këtyre personave.