Protestuesit u mblodhën fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime. Më pas, ata nisën marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit, protestuesit lëshuan thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar arrestimin e Ballukut dhe rrëzimin e asaj që e cilësuan si “klikë qeveritare”. Kërkesa kryesore e tyre ishte dorëheqja e kryeministrit.