Protesta, e nisur para Kryeministrisë, ka vijuar me marshimin e pjesëmarrësve drejt Komisariatit Nr. 3. Ky veprim vjen në vazhdën e kërkesave për lirimin e të arrestuarve gjatë demonstratave të mëparshme. Njëkohësisht, ata ripërsërisin thirrjet për dorëheqjen e qeverisë.
Organizatorët e tubimit kanë ftuar qytetarët për një pjesëmarrje masive në protestën e radhës, e cila është paralajmëruar për ditën e nesërme. Ata theksuan pritshmëritë për një mobilizim kombëtar, duke përfshirë edhe shqiptarët jashtë vendit, me synimin që protesta e ardhshme të jetë një nga më të mëdhatë. Mesazhi i tyre ka qenë i qartë: “Nesër e gjithë Shqipëria në shesh.”