Marshimi, i shoqëruar me flamuj kombëtarë dhe pankarta, u karakterizua nga thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. Ndër sloganet e brohoritura ishin “Revolucion!”, “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Sonte në protestë, jo protestë në kafe!”.
Aktiviteti i 34-të i protestave u zhvillua nën masa të shtuara sigurie. Organizatorët kanë paralajmëruar një tubim tjetër për ditën e nesërme, duke ftuar për pjesëmarrje masive nga qytetarët dhe diaspora.