Marshimi nisi me thirrje për dorëheqje dhe kundër diktaturës. Tubimit iu bashkuan edhe qytetarë shqiptarë nga diaspora, të cilët mbanin flamuj kuqezi dhe plisa.

Gjatë ecjes, shpesh u dëgjua slogani “Rama, jepe dorëheqjen”. Tubimi pritet të përfundojë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të mbajnë fjalime dhe do të shprehin qëndrimet e tyre publike.