Marshimi, i shoqëruar me thirrjet “dorëheqje” dhe “poshtë diktatura”, përfshiu qytetarë të ardhur edhe nga diaspora. Ata u bashkuan me flamuj kuqezi dhe me plisa në kokë.
Gjatë ecjes drejt godinës së Kryeministrisë, një nga sloganet kryesore të artikuluara ishte “Rama, jepe dorëheqjen”. Tubimi pritet të përfundojë para Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe qëndrime publike.