Protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama shprehën sërish pakënaqësitë e tyre. Një i ri theksoi se kërkohet arrestimi i kryeministrit.
Ai paraqiti një 'dhuratë' simbolike për ditëlindjen e 62-të të Ramës. 'Dhurata' përmbante një kostum burgu, sapun, miell të bardhë nga Korça dhe një brisk.
Protestuesi shtoi me ironi se kostumi i burgut është 'ndër më të mirët' dhe 'mban freskët në verë e ngrohtë në dimër'. Ai përmendi edhe miellin 'bio direkt nga fshatrat e Korçës', që kryeministri të gatuajë byrek. Mesazhi shoqërues i 'dhuratës' ishte 'të mos dalë kurrë nga burgu'.