Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Altin Hila, i cili është babai i një fëmije të paralizuar, i ka kërkuar Ramës t'i japë fund sulmeve ndaj protestuesve paqësorë.
Hila theksoi se qeveria po dramatizon situatën e fëmijëve dhe po përdor sharje, ofendime e urrejtje. Ai e cilësoi kryeministrin si “të keqen e Shqipërisë”.
Ai u bëri thirrje mësuesve, drejtorëve dhe shoqërisë shqiptare të protestojnë për fëmijët. Hila gjithashtu i kërkoi kryeministrit të largohet, pasi sipas tij, Rama është 60 vjeç dhe duhet t'u lërë rrugën të rinjve.