Në ditën e 35-të të protestave, qytetarët shfaqën torta me mesazhe kundër qeverisë në sheshin e kryeqytetit. Një nga tortat mbante mbishkrimin: “Populli të uron! Jepe dorëheqjen. Merr edhe Saliun me vete”.
Protestat në Shqipëri kanë hyrë në muajin e dytë. Fillimisht ato u organizuan kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec të Vlorës. Me kalimin e kohës dhe refuzimin e qeverisë për të plotësuar kërkesat, protestat morën karakter politik. Tani kërkohet largimi i skenës aktuale politike, përfshirë pushtetin dhe opozitën.