Në ditën e 34-të të protestave të tyre, qytetarët kanë dizajnuar stikera me mesazhin “Diktatori shqiptar! Gëzuar ditëlindjen dhe Fuck You”. Kjo është një mënyrë e zgjedhur prej tyre për të shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.
Stikerat janë modifikuar të duken si “The Albanian Files”, një material që protestuesit e dërguan në SPAK disa ditë më parë si provë për krime të supozuara të kryeministrit. Në këto imazhe, qytetarët kanë vendosur kulla në formë qirinjsh si kurorë mbi kokën e Ramës dhe një zog në shpatull.