Visuar Dalipi theksoi se lufta e tij nisi në rrjetet sociale tre vjet më parë, ndërsa tani po luftojnë për të ardhmen e fëmijëve. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në protesta për të drejtat e tyre. Sipas Dalipit, qeveria po mbron krimin dhe gangsterët janë të lirë.

Dalipi përmendi gjithashtu miratimin e një ligji të SHISH pas tre muajsh, i cili sipas tij, do të jetë më diktatorial se në kohën e diktaturës. Ai foli edhe për efektet fizike nga spraji i përdorur ndaj protestuesve, duke thënë se ka shkaktuar djegie të lëkurës dhe dhimbje ekstreme. Ai shtoi se posedon pamje filmike që tregojnë goditjet nga afër në sy dhe e konsideroi këtë shkelje të të drejtave të njeriut.

Protestat nisën për rastin e Zvërnecit. Dalipi bëri një krahasim me studentët e vitit 1990, të cilët nisën protestat pasi mbetën pa drita për dy ditë. Ai shprehu bindjen se ngjarjet në Zvërnec kanë zgjuar shqiptarët dhe ka vënë në lëvizje shoqërinë civile.