Me rastin e 62-vjetorit të lindjes së kreut të qeverisë, demonstruesit sollën në Sheshin Skënderbej torta me mesazhe. Në një tortë shkruhej: “Populli të uron, jep dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete”. Një tjetër mbante shënimin “Torta sot, dorëheqja nesër”.
Gjatë tubimit, një aktivist deklaroi se kjo do të jetë ditëlindja e fundit e Ramës si kryeministër. Protestuesit vijuan me thirrje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa mbanin pankarta dhe brohorisnin në atmosferën e tubimit.