Protestuesi theksoi se kryeministri duhet të largohet nga detyra dhe të përballet me përgjegjësitë e qeverisjes. Sipas tij, dorëheqja do të çonte në burgosje.

“Rama ka frikë të japë dorëheqjen, pasi nëse jep dorëheqjen sot shkon në burg,” u shpreh protestuesi. Ai shtoi se Rama po kërkon mëshirë dhe po i lutet OKB-së për një post që t’i sigurojë imunitet dhe të shmangë arrestimin. Protestuesi bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe kërkoi llogaridhënie për veprimet e tij ndaj popullit shqiptar.