Protestuesi deklaroi se lëvizja qytetare nuk i njeh më Edi Ramën si kryeministër dhe Sali Berishën si drejtues politik. Ai theksoi se qëllimi i protestës është largimi i tyre nga politika.

Gjatë fjalimit para Kryeministrisë, protestuesi u shpreh se qytetarët nuk pranojnë lëmosha, por kërkojnë zhdukjen e klasës së vjetër politike. Ai iu referua incidenteve të fundit pranë Kuvendit, ku deputetët u përballën me zemërimin e turmës.

Protestuesi paralajmëroi politikanët për pasoja ligjore nëse vazhdojnë provokimet. Ai përfundoi fjalën duke theksuar se kjo protestë do t'i vërë Ramën dhe Berishën me shpatulla pas muri.