Qytetari në fjalë tha se akuzat e bëra ndaj tij janë të pavërteta. Ai u shpreh se do t’i drejtohet drejtësisë për këtë çështje.
Kryeministri Rama publikoi disa ditë më parë në Facebook fotografinë e protestuesit. Ai renditi tetë procedime, duke e paraqitur si një individ me precedentë penalë.
Protestuesi theksoi se veprat penale i janë shpikur. Ai shtoi se do të ngrejë padi ndaj Ramës. Më tej, ai bëri thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar. Qytetari ftoi të gjithë të mblidhen para gjykatës për të kërkuar lirimin e tyre.