Niko Qarkaj, një protestues i shoqëruar nga policia, është dërguar me autoambulancë në spital. Ai po mbahej në Bllokun e Sigurisë, te rruga “Mine Peza” në kryeqytet.
Avokati i Qarkajt, Gentian Serjani, ka ngritur shqetësimin se klienti i tij ka denoncuar dhunë nga policia gjatë një krize epilepsie. Qarkaj vuan nga epilepsia dhe ka kundërshtuar masën e sigurisë, duke hyrë në grevë urie. Avokati ka kërkuar lirimin e tij, por ende nuk ka reagim nga autoritetet.