Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e rinisë si e ardhmja e vendit. Protestuesi, i cili ishte i pranishëm edhe një ditë më parë, deklaroi se ishte kthyer për Shqipërinë dhe rininë e saj.

Ai adresoi një apel ndaj bashkëmoshatarëve të tij, duke kërkuar që ata të vijnë në protestë dhe të lejojnë nipat e mbesat të marrin pjesë, pa i detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Deklaratat e tij u shoqëruan nga thirrjet e protestuesve në shesh: “Poshtë Rama!”.