Në protestën e radhës, një qytetar theksoi se një shishe verë e kryeministrit kap vlerën e 33 mijë eurove. Ai u shpreh se kryeministri është "i paskrupullt dhe i korruptuar", duke e akuzuar atë se di vetëm rrugën e dinakërisë dhe pabesisë. Protestuesi bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar deri në largimin e kryeministrit nga detyra.

Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi rininë si "rinia heroike, atdhetare dhe patriotike", duke thënë se ajo u "hapi sytë" qytetarëve. Gjithashtu, ai e lidhi kryeministrin me ish-kryeministrin Berisha në "rrugën e privatizimit".