Aktivisti deklaroi se një kryeministër që guxon t'i drejtohet popullit me shprehje fyese nuk duhet të vazhdojë të mbajë detyrën. Sipas tij, protesta nuk është një konflikt brenda partive politike si PS dhe PD, por një përballje mes gjeneratës së re dhe klasës politike të së kaluarës.
Ai shtoi se efektivët e policisë që nuk përfaqësojnë ligjin, shërbejnë si vegla të një elite të vjetër politike, e cila shfrytëzon policinë për qëllime politike. Aktivisti përfundoi fjalën e tij duke theksuar vendosmërinë për të mos u dorëzuar.