Protestuesi u shpreh se ishte rikthyer në Shqipëri pas një periudhe suksesi në Evropë për të investuar. Megjithatë, ai pohoi se kishte pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të sistemit në vend.

Sipas tij, ky sistem i merr paratë investitorëve dhe i largon nga Shqipëria. Ai përshkroi përvojën e tij si humbje e miliona eurove në atë që e quajti “rrjeti i merimangës së sistemit neobolshevik”.

Ish-studenti i '90-ës foli edhe për protestën e mëparshme, ku pretendoi se 200 protestues kishin sfiduar 1200 efektivë policie. Ai theksoi se shqiptarët janë populli më proamerikan në Evropë dhe duan demokraci pa ndikime komuniste.

Në fund, ai i bëri thirrje shqiptarëve të diasporës që t’i bashkohen protestave për të çuar Shqipërinë drejt Evropës, një synim i parealizuar sipas tij, që nga viti 1990. Ai përmbylli thirrjen me mesazhin: “Ose ne, ose ata! Evropa nuk i do hajdutët.”