Gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë, një i moshuar, i cili e prezantoi veten si xhaxhai i një ish-polici me 30 vjet shërbim, iu drejtua institucioneve dhe Policisë së Shtetit. Ai ironizoi akuzat e shpeshta ndaj protestuesve si 'të paguar apo agjentë të huaj', duke deklaruar me sarkazëm se ishte 'agjent i Iranit dhe Rusisë'.

Protestuesi theksoi se tubimi ishte më paqësori në historinë e vendit, me pjesëmarrjen e grave dhe grave shtatzëna. Ai paralajmëroi Policinë e Shtetit se 'një veprim i tyre mund të ndezë shkrepësen', duke shpresuar që as policia nuk dëshironte një përshkallëzim.

Ai refuzoi çdo përpjekje për të zhvlerësuar kauzën e qytetarëve që protestojnë prej më shumë se një muaji. “Ne nuk jemi mbeturina, ne jemi qytetarë dhe protestojmë për të drejtat tona që na kanë mohuar,” përfundoi ai, i mbështetur nga duartrokitjet e pjesëmarrësve.