Zoti Nikolli pohoi se ai dhe protestues të tjerë u dhunuan nga efektivë policie gjatë arrestimit. Ngjarja nisi rreth orës 14:00, kur ai kërkonte informacion për një protestues të ndaluar. Sipas Nikolli, pas kërkesës për t'u larguar, u dha urdhri “Kapeni këtë!” dhe disa prej tyre u arrestuan.

Arrestimi ishte i dhunshëm, me goditje ndaj protestuesve, pavarësisht mungesës së rezistencës. Ai shtoi se protestuesi Arbër Lleshi u godit edhe pasi ishte prangosur, brenda automjetit të policisë, nga një person civil.

Nikolli pohoi se asnjë prej të arrestuarve nuk mori ndihmë mjekësore dhe nuk iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore. Ai theksoi se kishte shenja dhune në trup, jo vetëm ai.