Gjatë një fjalimi në protestë, ai pohoi se djali i tij u arrestua padrejtësisht ndërsa pinte kafe në një lokal. Protestuesi akuzoi një “bandë” të drejtuar nga Ulsi Manja, e nxitur nga Taulant Balla dhe Edi Rama, si përgjegjëse për rrëmbimin.

Ai theksoi se mbërriti me vonesë në tubim për shkak të kësaj çështjeje. Sipas protestuesit, procedurat ligjore u shkelën dhe policia nuk ndërhyri gjatë ngjarjes së të enjtes.

Në vijim të fjalës së tij, protestuesi bëri thirrje publike për arrestimin e truprojës së ministrit të Drejtësisë, Saimir Koka, duke pretenduar përfshirjen e tij në incidentin e pretenduar.