Protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës dhe u vendosën para godinës së Prokurorisë. Kërkesa kryesore e tyre ishte lirimi i personave të ndaluar, të cilët u shoqëruan në komisariat pas tensioneve me policinë.
Gjatë protestës së sotme u bënë thirrje edhe për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Protesta e djeshme, që parapriu ndalimet, u zhvillua para Kuvendit.