I riu theksoi se Korça po përballet me një problem serioz të shpopullimit, ku dominon mosha e dytë dhe e tretë. Ai shprehu shqetësim për kushtet e rënda në Spitalin e Korçës dhe keqpërdorimin e fondeve IPARD, të cilat nuk kanë shkuar te fermerët.
Pronari i një biznesi që operon prej vitit 1996, ai protestoi edhe për padrejtësitë ndaj bizneseve të rregullta. I riu pohoi se protesta e zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit ishte brenda çdo rregulli, me protestuesit të ulur jashtë perimetrit të sigurisë. Ai deklaroi se efektivët e policisë sulmuan të parët.
Protestuesi pohoi se ka marrë pjesë në një protestë të quajtur “më madhështorja e 100 viteve të fundit” për 25 ditë, duke theksuar se po proteston për brezin e tij që po largohet nga Shqipëria.