Protesta u mbajt sot dhe në të mori pjesë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Gucati deklaroi se tubimi kundërshton padrejtësitë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe kërkon liri për çlirimtarët.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën “UÇK” dhe mbanin flamuj kuqezi, duke shprehur mbështetje për ish-udhëheqësit. Këtë organizim e bëri Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci, me iniciativë të Sami Gashit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kishte mbështetur protestën, duke bërë thirrje për pjesëmarrje. Kjo protestë vjen pasi Dhomat e Specializuara caktuan 16 shtatorin, ora 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Data e shpalljes së aktgjykimit u shty për shkak të vëllimit të madh të provave. Protesta të ngjashme janë mbajtur më parë në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Hagë.